Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikano-turke “Bechtel-Enka” kanë nënshkruar zyrtarisht sot marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat saktësojnë se ndërtimi i autostradës në fjalë do të kushtojë plot 700 milionë euro.

Sipas burimeve, në emër të qeverisë së Kosovës marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Ndërkohë, kryeministri Thaci ka përshëndetur marrëveshjen dhe ka theksuar se kostoja prej 700 milionë eurosh do të sigurohet nga buxheti i Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA