Dy nga autorët e vrasjes së 73 vjecarit Nexhat Gega, pronar i një magazine në fshatin Pojan, janë lënë në burg pa afat.
25 vjecari Blerim Berberi dhe shoku i tij Nerton Fetah, të dy nga fshati Pojan, kanë dalë para togave të zeza për masën e sigurisë pas arrestimit të tyre nga policia për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim.
Për shkak të moshës së mitur, autori i tretë i kësaj ngjarjeje pritet të dale për masë sigurie një ditë pas dy shokëve të tij me të cilët, për arsye grabitjeje, kanë vrarë në datën 25 mars shtetasin Nexhat Gega.
Gjykata e Korcës ka lënë në burg dy të rinjtë të cilët krahas vrasjes së 73 vjecarit, akuzohen edhe për një sërë grabitjesh më armë dhe maska në fshatrat e Pojanit dhe në Qafën e Zvezdës.
Top Channel