Banorë të Kërrabës kanë bllokuar për më shumë se 30 minuta rrugen Tiranë-Elbasan, në shenjë proteste ndaj varfërisë dhe mungesës së infrastrukturës në këtë zonë.
Me pankarta në duar, banorët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverise Berisha, që sipas tyre ka bërë që Shqipëria të ndryshojë për keq.
Nga ana tjetër ata kanë përmendur premtimin e pambajtur për rrugën që sipas tyre u premtua në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe që tashmë është harruar.
Kjo protestë e banorëve të Kërrabës është mbështetur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë zonë Xhemal Qefalia.
Ndërkohë, një tjetër protestë është zhvilluar në Orikum të Vlorës, ku 200 banorë dhe militantë të Partisë Socialiste protestuan para bashkisë për cështjen e tokave të ish-ndërmarrjes bujqësore, të cilat ata i pretendojnë me ligjin 7501.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe deputet e PS Eltar Deda dhe Fatmir Toci. Ne ju ftojmë, thanë deputetët, që në 30 prill të protestojmë në Tiranë për tokat dhe të drejtat e tyre.
Banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën që lidh Vloren me Himarën, por janë penguar nga forcat e rendit.
Top Channel