Greqi, akuzë për terrorizëm 6 militantëve
12/04/2010 19:00
Autoritetet gjyqësore greke kanë ngritur sot aktakuzën ndaj 6 personave, të dyshuar si militantë të organizatës “Përpjekja revolucionare”.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave grupi në fjalë akuzohet për një seri sulmesh me bomba, një prej të cilëve i kryer këtë vit.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se policia dyshon se militantët e arrestuar fshihen pas një sulmi të kryer muajin e kaluar, ku humbi jetën një 15 vjecar afgan.
Top Channel