Frattini: Vizat, vendimi në qershor

12/04/2010 15:00

I cilësuar nga Tirana zyrtare si arkitekti i liberalizimit të vizave, ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, i cili shpalli në Tiranë 2 vjet më parë nisjen e këtij procesi, u ka sjellë shqiptarëve sërish një lajm të mirë.

Deri në vjeshtë, shqiptarët kanë të gjitha shanset që të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Ministri i Jashtëm italian, në një konferencë shtypi me homologun shqiptar Ilir Meta, paraqiti edhe kalendarin për të cilin Italia po punon fort të realizohet në dy muajt e ardhshëm.

“Komisioni ka ekzaminuar progresin e bere nga Shqiperia per te gjitha kushtet e vena dhe besoj se zyrtaret kompetente ne Komisionin Europian do te mund te verifikojne se ato kushte jane permbushur ne menyre pozitive. Objektivi yne politik eshte te marrim nje propozim pozitiv nga Komisioni Europian perpara fundit te majit. Faza e dyte eshte shpallja e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen ne Samitin e Sarajeves me 2 qershor. Keshilli i Ministrave te Jashtem do te mundet te marre nje vendim formal perpara pushimeve te veres, ne menyre qe qytetareve shqiptare dhe atyre boshnjake t’u lejohet te realizojne udhetimin e pare pa viza ne vjeshten e ketij viti”, ka deklaruar Frattini.

Qe ky objektiv te realizohet, ministri Frattini konsideron se do te duhet nje vullnet i forte nga ana e Komisionit Europian. Por jo vetem kaq.

Me e rendesishme se te gjitha konsiderohet bashkepunimi ne Parlament mes partive politike dhe se mosmarreveshjet per ceshtjen e zgjedhjeve konsiderohen pengese per vendimmarrjen per liberalizimin e vizave.

“Zgjedhjet ne Shqiperi ishin te monitoruara nga ekspertet e OSBE dhe rezultatet e tyre u gjykuan si absolutisht te rregullta. Une besoj se te gjitha forcat politike duhet te kuptojne se Shqiperia eshte ne nje faze vendimtare per te ardhmen e saj europiane. Duhet te kuptojne se mbi te gjitha forcat politike rendon, gjithashtu, nje mundesi e madhe dhe nje pergjegjesi e madhe. Mundesia e madhe eshte se duhet te punojne te gjithe bashke per te cuar Shqiperine ne Europe. Pergjegjesia e madhe eshte ajo e perfshirjes ne kete proces e elementeve qe krisin raportet dhe qe mund ta largojne Shqiperine nga Europa. Prandaj, te gjitha forcat politike duhet te punojne se bashku ne Parlament per integrimin europian te vendit”, ka pohuar Frattini.

Por, sipas ministrit te Jashtem italian, situata aktuale politike ne vend nuk ndikon vetem tek vizat, por edhe tek marrja e statusit te vendit kandidat. Gje qe zoti Frattini e ka diskutuar edhe me kryeministrin Sali Berisha.

“Objektivi politik per te cilin ne duhet te punojme dhe per te cilin Italia do te jete ne vijen e pare te perpjekjeve eshte i dyfishte; marrja e statusit te vendit kandidat brenda ketij viti dhe shpallja e  vendimit per liberalizimin e vizave perpara veres. Me kryeministrin Berisha ndame plotesisht te njejtin opinion, se te gjitha forcat politike shqiptare duhet te bashkepunojne per te miren e Shqiperise ne Europe. Dhe, ndaj plotesisht me kryeministrin Berisha vleresimin e tij se asnje force politike shqiptare nuk do te merrte pergjegjesine per te mos qene tani bashkepunuese me qeverine per te miren e Shqiperise”, eshte shprehur Frattini.

Pervec mbeshtetjes dhe mesazheve politike, Italia dhe Shqiperia kane rene dakort te vazhdojne bashkepunimin edhe ne fushen energjitike, duke perfshire ne angazhimet e perbashketa edhe krijimin e nje terreni te favorshem per prodhimin e energjise se rinovueshme dhe ate berthamore.

Duke qene se vizita e zotit Frattini ishte pjese e aktiviteteve te Pranveres Italiane ne Shqiperi, kryeministri Berisha i dhuroi nje edicion special pullash postare, si shenje e miqesise mes dy popujve, ndersa me homologun shqiptar Ilir Meta, zoti Frattini firmosi nje marreveshje, nepermjet te ciles Italia i akordon Shqiperise per nje periudhe trevjecare nje ndihme financiare prej 51 milione eurosh.

Dy ministrat e Jashtem inauguruan se bashku edhe ekspoziten fotografike me punime te fotografit Roland Tasho, cka pasqyronte marredheniet 20 vjecare mes dy vendeve, bashkepunimi i te cileve mund te shkoje deri atje sa Italia po shikon te marre persiper edhe perfaqesimin diplomatik dhe konsullor te Shqiperise ne te gjitha vendet e botes, ku Shqiperia nuk eshte e pranishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA