Frattini: Vizat, kriza dhe kushtet

12/04/2010 20:50

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini flet ekskluzivisht në një intervistë për Top Channel. Zoti Frattini shpjegon qëndrimin e Italisë për të mbështetur vendimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, ndarjet dhe dyshimet që mund të kenë disa vende në Bashkimin Europian, krahasimet me Bosnjen, marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Italise, interesat e Romës dhe tradhëtitë e Tiranës.

TCH: Zoti Frattini mireserdhet ne Tirane ne kete pranvere jo vetem shqiptare, por edhe italiane kete vit. Dy popuj, nje det, nje miqesi, nje stine e gjate me aktivitetesh te shumellojshme ne nje vend si Shqiperia ku Italia ka qene gjithmone nje dritare komunikimi me perendimin e ku shqiptaret njohin shume per kulturen, politiken, sportin, gjuhen, apo jo?

Frattini: Behet fjale per nje iniciative shume te bukur, qe une kam dashur shume qe te zhvillohej, ashtu sikurse edhe autoritetet shqiptare, per te treguar se ekziston nje miqesi e madhe jo vetem mes qeverive tona, por edhe mes popujve tane. Mjafton te kujtojme sesa e njohur dhe e dashur eshte kultura italiane ne Shqiperi. Gjuha italiane, te cilen e kuptojne shume njerez. Mjafton te mendojme se ne Itali ka 20 mije studente shqiptare, qe studjojne ne universitetet tona. Eshte popullata me e madhe e studenteve te huaj, qe studjojne ne Itali. Pra kjo pranvere italiane eshte vetem konfirmimi i kesaj miqesie te madhe, qe tashme eshte historike dhe qe do te vazhdoje.

TCH: Zoti Frattini, ju ndodheni ne Tirane vetem tre dite perpara nje vendimi te rendesishem ne Bruksel per liberalizimin e vizave. Ju keni qene nje nder perkrahesit e hershem te liberalizimit te vizave per Shqiperine, mbaj mend qendrimet dhe deklaratat tuaja qe ne vitin 2008. Por jemi ne vitin 2010 dhe ky proces pritet ende te ndodhe. Eshte folur per shume afate qe prej vitit 2008, afate qe jane shtyre deri tani per shume arsye. Cilat kane qene keto aresye? Cfare e ka penguar ate dhe cfare e rrezikon aktualisht?

Frattini: Une mendoj se jemi vertete ne perfundim te ketij procesi, i cili sigurisht ishte i gjate, por jo shume i gjate. Kam qene une qe e kam hapur kete proces, kur ne cilesine e komisionerit europian, vendosa qe t’i propozoj Shqiperise nje dialog dhe me pas nje nogociate per te mberritur tek liberalizimi i vizave. Vendimi qe Komisioni Europian duhet te marre, eshte nje vendim teknik dhe jo politik. Pra ky vendim do te varet nga rezultatet qe do te jene arritur nga autoritetet shqiptare. Une  jam i bindur se keto rezultate egzistojne dhe se propozimi i Komisionit mund te jete nje propozim pozitiv. Besoj se shtetet anetare te Bashkimit Europian, me Italine ne radhe te pare, duhet te vendosin per liberalizimin e vizave para veres, pra pas pak muajsh, mes qershorit dhe korrikut, ne menyre qe shtetasit shqiptare te mund te fillojne te levizin lirisht menjehere pas veres, ne vjeshte, pra ne nje kohe shume te shkurter. Une besoj se keto rezultate jane arritur. Jam i sigurt, por gjithsesi do te punojme per kete, qe procedura te kurohet ne menyre absolutisht transparente dhe qe t’u njihet shtetasve shqiptare ky rezultat, qe nuk eshte nje leje, por dicka qe ata e kane merituar.

TCH: Ka disa vende anetare, qe kane pavendosmeri mbi liberalizimin e vizave ne Shqiperi. Kriza poltike e vendit, mund te kete efekte negative mbi kete ceshtje?

Frattini: Une besoj, sic ju thashe, qe vendimi per vizat eshte nje vendim teknik, pra nuk duhet te kete nje impakt te tipit politik. Por gjithsesi, politika e brendshme ne Shqiperi, eshte ne nje situate ku te gjitha partite politike duhet te ndjejne se tepermi pergjegjesine e perbashket per te punuar per Shqiperine ne Europe, pra mbi te gjitha per nje regjim pa viza. Ky eshte nje apel qe u duhet bere te gjitha partive politike. Sepse dihet, qe t’i japesh pershtypjen Brukselit se ketu ka nje parlament qe nuk funksionon, nje parlament te bllokuar, do te thote qe te japesh nje imazh negativ per vendin. Dhe kjo eshte nje pergjegjesi e rende, te cilen une uroj, se asnje parti politikie, as opozita, do te doje t’a marre persiper. Ne nga ana jone, pra Italia, do te punojme qe vendimi te jete pozitiv dhe qe te vihet ne zbatim se shpejti.

TCH: Zoti Frattini, ekziston me shume se nje mendim ne Bruksel ne Komisionin Europian apo mes vendeve anetare te BE-se, se Bosnja eshte me perpara me plotesimin e kushteve per liberalizimin e vizave, se sa Shqiperia. Ndersa lidershipi shqiptar nga ana e tij, kerkon nje tajtim te diferencuar nga Bosnja, duke mos dashur te krahasohet me nje vend ne krize te thelle etnike dhe politike si Bosnja. Sa mendoni se do te ndikojne keto qendrime dhe a do te kemi serish shtyrje te afateve?

Frattini: Une besoj se nuk eshte ne interesin e Europes, qe te jape nje mesazh negativ, duke shtyre me tej afatet. Une mendoj se vendimi per liberalizimin e vizave duhet te merret tani, para veres, si per Shqiperine, si per Bosnjen. Te dy shtetet e meritojne kete sinjal pozitiv. Sigurisht nuk do t’a konsideroja nje pergjigje te drejte dhe te barabarte, njohjen e kerij rezultati, per shembull vetem per Bosnjen dhe jo edhe per Shqiperine. Eshte nje ceshtje dinjiteti. Eshte nje ceshtje respekti per nje vend, ne kete rast Shqiperia, e cila ka bere progrese te medha. Ne do te punojme qe vendimi te jete pozitiv per te dyja rastet.

TCH: Kur thoni ne vjeshte, ne Tetor do te hiqen vizat, keni parasysh hyrjen ne fuqi te vendimit per heqjen e vizave apo marrjen e vendimit nga keshilli I ministrave te brendshem europiane?

Frattini: Une besoj se duhet te behet hyrja ne fuqi e vendimit. Vendimi i ministrave duhet te merret para pushimeve verore, dmth ose ne qershor, ose ne korrik. Ne vjeshte une besoj se duhet te behet aplikimi konkret, pra cdo shtetas shqiptar i lire per te levizur ne Europe.

TCH: Zoti Frattini, edhe Shqiperia po kalon nje ngerc politik. Gati dhjete muaj pas zgjedhjeve, ende kemi nje situate kritike, ku opozita dhe mazhoranca kane qendrime te kunderta per hetimin dhe transparencen e zgjedhjeve. Nje ngerc qe ka bllokuar reformat dhe po ve ne rrezik integrimin europian te vendit. Nese do t’i jepni nje keshille miqve tuaj ne Tirane, te dy paleve ne pushtet dhe opozite cfare do sugjeronit per te zgjidhur krizen?

Frattini: Une i sugjerova Qeverise qe te mbaje nje qendrim teresisht te hapur ndaj opozites, duke e ftuar kete te fundit qe te marre pjese ne procesin e reformes. Per sa i perket Opozites, ashtu sikurse dihet, ka nje mision vezhgues nderkombetar, qe ka vendosur me qartesi, se zgjedhjet ne Shqiperi ishin korrekte dhe transparente. Dhe Gjykata juaj Kushtetuese ka vendosur qe Parlamenti nuk mund te numeroje nje per nje votat. Pra duke patur parasysh keto vendime, nuk mund te behet numerimi individual i votave. Une uroj qe partite e opozites, partia kryesore opozitare, te vendose qe ti kthehet punimeve ne rruge normale per te miren e Shqiperise ne Europe.

TCH: Marredheniet e Italise me Shqiperine kane kaluar permes ulje ngritjeve ne periudha te caktuara. Italia eshte partneri i pare politik, ekonomik dhe tregtar i Shqiperise, por ne momente te caktuara, per ceshtje te rendesishme politike apo kontrata te rendesishme ekonomike Tirana ju ka tradhetuar nese mund ta quajme keshtu, duke zgjedhur partnere te tjere?

Frattini: Ne nuk mund te mendojme qe Shqiperia te kete raporte vetem me Italine. Pra nuk e konsideroj si tradheti, por thjesht diversitet. Dua te ritheksoj rendesine, qe Shqiperia t’a konsideroje Italine si partner paresor. Nuk eshte vetem Italia, mua me intereson, qe te jete mbi te gjitha Italia dhe ne kete rast une jam i kenaqur.

TCH: Italia ndodhet shume prane Shqiperise, e megjithate ndikimi politik  ne politiken e Tiranes eshte shume me I vogel sesa ai I vendeve t etjera fqinje, mike apo aleate. Kemi parasysh Shtetet e Bashkuara te Amerikes kryesisht, por edhe Greqine ne shume raste. Perse ky qendrim I ndryshem I Italise ne kete aspekt?

Frattini: Eshte menyra tradicionale sesi i krijon raportet Italia. Ne jemi te ndertuar keshtu dhe vazhdojme te punojme ne menyre te tille. Une besoj se kjo sjellje e Italise nuk influencon ne vendimet e Shqiperise. E ben ne nje menyre ndryshe. Ne jemi mesuar te japim keshilla dhe sugjerime kur na kerkohen. Ne kete rast Shqiperia na kerkon keshilla dhe sugjerime dhe ne i japim. Eshte nje menyre ndryshe e perceptimit te raporteve, gjithsecili i respektueshem. Une besoj se edhe ne kete menyre ne arrijme qe te kemi influence mbi linjat e medhaja politike shqiptare. Morem nje kerkese, pikerisht gjate takimeve te mia, qe Italia te garantoje perfaqesite diplomatike ne vendet ku Shqiperia nuk ka ambasade te sajen. Ne kete rast, ambasada, apo konsullata italiane do te kryenin interesat diplomatike te qytetareve shqiptare. Eshte nje kerkese qe deshmon sesa i rendesishem eshte raporti politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA