Frattini: Bashkëpunim i politikës për integrimin

12/04/2010 11:55

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini rikonfirmoi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Por nga selia e kryeministrisë kryediplomati italian theksoi ndër të tjera se të gjitha forcat politike duhet të bashkëpunojnë përsa i përket integrimit të vendit.

“Asnjë forcë politike nuk mund të mos bashkëpunojë në këtë moment të integrimit të Shqipërisë dhe zhvillimit të saj”, u shpreh Frattini.

Ministri i Jashtëm, vlerësoi edhe qëllimet për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe bërthamore.

Nga ana e tij Berisha theksoi se liberalizimi i vizave është një proces i bazuar të meritat, ndërsa kujtoi se pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike dhe sigurimi i kufijve me teknologjitë më të përparuara të kohës janë një plus i madh për Shqipërinë, në kuadër të liberalizimit dhe integrimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA