Domingo rikthehet në skenë pas operacionit

12/04/2010 16:55

Placido Domingo do rikthehet në skenë pas operacionit për heqjen e sëmundjes së kancerit.

Tenori i famshëm spanjoll e ka marrë veten dhe pritet që në datën 16 prill te ngjitet në skenën e “Scala”-s në Milano ku do interpretojë bashkë me Simon Boccanegra-n.

Në një intervistë para koncertit, ai ka deklaruar se impenjimeve në skenë, tashmë do d’u shtohen edhe mesazhet e sensibilizimit.

“Do rekomandoj gjithmonë, kudo qofsha, në televizion, radio apo gazeta, që njerëzit të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë analizat rregullisht”, thekson tenori iberik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA