Gjenerali amerikan Wesley Clark ka deklaruar se NATO bëri gjënë e duhur kur ndërhyri për të ndalur spastrimin etnik serb në Kosovë.

“Mbështes fuqishëm operacionin e NATO-s dhe them se kemi bërë atë që ishte e drejtë”, ka pohuar Clark.

Sipas tij, nëse NATO nuk do të kishte ndërhyrë, Ballkani do të ishte shkatërruar nga spastrimi etnik i urdhëruar nga Sllobodan Milloshevic.

“Ndërhyrja në Kosovë nuk ishte vetëm një aksion humanitar, por një aksion për parandalimin e katastrofës humanitare që po zhvillohej para nesh”, është shprehur Clark.

Gjenerali ka shtuar se nëse nuk do të ishte ndalur, ofensiva e Serbisë do të shkaktonte edhe dështimin e misioneve të trupave ndërkombëtare ne Bosnje e Maqedoni.

“Prandaj, unë e mbështes fuqishëm operacionin. Edhe tani që kanë kaluar 11 vjet mund të them se bëmë atë që ishte e drejtë ato ditë”, ka shtuar Clark.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA