Berisha: Sulmet për ekonominë, të turpshme

12/04/2010 13:50

Opozita prej kohësh e ka akuzuar kryeministrin si përgjegjës për krizën ekonomike në vend,gjë që është kundërshtuar fuqishëm prej vetë shefit të qeverisë në mbledhjen e deputetëve demokratë. Berisha ka vlerësuar stadin pozitiv të zhvillimit të ekonomisë, madje edhe në një kohë kur ekonomia globale pati rënien drastike.

Duke i cilësuar akuzat si sulme të paskrupullta Kryeministri Sali Berisha deklaroi se eksportet janë në nivelet më të larta ndërsa zhvillimi i ekonomisë është i dukshëm.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt ish-guvernatorin Shkëlqim Cani se po sulmon financat e vendit, duke u sjellë si sharlatan.

“Shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata të cilët me mund dhe me djersë, më guxim, bënë që ekonomia shqiptare të qëndrojë më mirë se cdo ekonomi tjetër e kontinentit në vitin më kulmor të krizës”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA