BE, Tonek: Mali i Zi, kandidat në fund të vitit
12/04/2010 16:45
Raportuesi për Malin e Zi në Parlamentin Evropian, Charls Tonek ka deklaruar se ekziston mundësia që Mali i Zi të bëhet vend kandidat për në BE në fund të këtij.
“Pres një raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe i tillë do të jetë nëse informacionet që kam janë të sakta”, ka pohuar Tonek.
Ai ka pranuar se në disa raste mund të ketë edhe shtyrje të procesit dhe ka paralajmëruar se për pasojë fitimi i statusit të kandidatit mund të arrihet edhe ne fillim të vitit 2011.
Mali i Zi e ka dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat më 15 dhjetor të vitit 2008, ndërsa në korrik të vitit 2009 mori pyetësorin nga KE.
Top Channel