“Nënë Tereza”, shpërblime për mjekët

12/04/2010 09:45

Ashtu siç edhe është folur që në fillim të vitit, edhe mjekët e qendrës më të madhe spitalore në vend, do të marrin shpërblime krahas pagës mujore.

Bëhet fjalë për punonjësit e spitalit “Nënë Tereza”. Pagesa do të jetë në bazë të angazhimit në punë, në bazë të fondeve të grumbulluara nga çdo shërbim, në “qesen” e të ardhurave dytësore, si dhe duke pasur parasysh mbingarkesën në punë.

Ata të cilët do të vendosin për masën e shpërblimit për punonjësit e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” do të jenë shefat e shërbimeve.

Ndërkohë që shpërblimi për ta është vendosur se sa do të jetë.

Krerët e shërbimeve dhe pavijoneve do të marrin shpërblim 20 për qind të pagës bazë, që tërheqin çdo muaj në llogaritë e tyre.

Të ardhurat dytësore të spitalit, sipas ligjit, mund të përdoren për aktivitete, shpërblime, blerje apo restaurime që i nevojiten çdo sektori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA