Tre marinarë të “Brustel” lënë anijen

11/04/2010 08:40

Tre marinarë të anijes shqiptare “Brustel” marrin rrugën e kthimit për në atdhe.

Mekaniku i tretë, Arian Domi, kuzhinieri Kastriot Abazaj, kanë lënë dje pasdite anijen që vazhdon të qëndrojë e ankoruar në portin e Misuratës në Libi, për të shkuar në Aeroportin e Tripolit e udhëtuar drejt Shqipërisë.

Ndërsa marinari Juriges Omari, do të fluturojë sot për në Shqipëri, për shkak të një ndryshimi në biletë. Pas shumë muajsh në det dhe loje nervash, rruga e kthimit duket më pranë se kurrë.

Kapitenit të anijes, Armando Ulqinaku, i është kërkuar të caktojë tre personat e parë që do të kthehen dhe pas diskutimeve me ekuipazhin është vendosur që të kthehen Abazaj, gruaja e të cilit këto ditë duhej që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Domi dhe Omari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA