Tajlandë, qeveria: Kemi përdorur plumba gome

11/04/2010 12:20

Qeveria tajlandeze ka mbrojtur veprimet e saj ndaj manifestuesve, në protestat që sipas informacioneve të fundit kanë regjistruar 19 të vdekur.

“Vetëm sa jemi mbrojtur. Për këtë arsye kemi përdorur vetëm plumba gome”, ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë.

Ai ka shtuar se protestuesit, të njohur ndryshe si “këmishët e kuqe”, ishin të armatosur me kallashnikov, granatahedhës dh bomba dore.

Manifestuesit, që prej disa javësh protestojnë në Bangkok, kërkojnë nga kryeministri Vejajiva shkrirjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA