Sheshi, Rama: Po vijojmë realizimin e projektit

11/04/2010 11:25

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar paraditen e sotme punimet tek sheshi “Skëndërbej”, ku dhe ka prezantuar fazën e dytë të projektit të riskonstruksionit.

Në një prononcim për gazetarët, Rama ka nënvizuar se plani i bashkisë nuk parashikon bllokimin e trafikut në qendër të kryeqytetit.

“Projeki për rikonstruktimin e sheshit është ambicioz dhe i plotë. Ai nuk do të bllokojë trafikun. Pjesa më e vështirë e projektit është ajo e punimeve nëntokësore”, ka deklaruar Rama.

Këtë herë Rama ka anashkaluar polemikat, duke theksuar se për realizimin e këtij projekti duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

“Nuk dua të krijoj polemika, këtu duhet bashkëpunim dhe energji për të ndërtuar. Ndërtimi që kemi filluar, duke marrë në konsideratë rëndësinë e tij, është realizimi i një vepre që s’ka arsye të bëhet pjesë e një polemike të hidhur”, është shprehur Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA