
Republika Kasmahu, protagoniste në Big Brother 2 është angazhuar më së fundi në politikë.
Ajo është përzgjedhur si kryetare e degës së legalistëve në Lazarat.
Republika është shprehur se ndihet mirë me angazhimin e përzgjedhur dhe se, do të përdorë popullaritetin e fituar tek Big Brother në funksion të një karriere në politikë.
“Janë zgjedhjet lokale dhe faktori kryesor është koha. E ndjej të tepërt të them fjalë të tjera kështe që po ia lë kohës të tregojë për punën timë”, tha Republika.
Ambicja e Republikës, lidhet me zgjedhjet e ardhshme lokale. Ajo ka deklaruar se, prania e saj në politikë synon të ndryshojë edhe imazhin e Lazaratit, i identifikuar si fshati i kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.
Top Channel