Plagos të atin, s’i jepte pjesë nga shtëpia

11/04/2010 08:25

Konflikti për pronat, për pak ka shkaktuar një tragjedi familjare në Rrethin e Fierit. Djali ka plagosur me armë zjarri të atin për pronësinë e shtëpisë së përbashkët, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur ta prangosë.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Suk, të Komunës Strum në Rrethin e Fierit. Debatet mes Ali Metushit, 57 vjeç, dhe djalit të tij, Dashamir Metushi, 40 vjeç, kanë nisur kohë më parë.

Mësohet se shkak ka qenë banesa e përbashkët ku jetonin atë e bir me familjet e tyre, që shpeshherë çonte në debate dy familjarët.

“Edhe herë të tjera, debatet kanë përfunduar me fjalë të rënda deri dhe me lëndime të lehta të të dyja palëve”, pohojnë për gazetën “Shqip” banorë të fshatit Suk.

Ali Metushi është martuar dy herë dhe nga martesa e parë pati një djalë, Dashamirin. Dy familjet kanë më shumë se 15 vjet që bashkëjetojnë në të njëjtën godinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB