
" /> ">
Ish-presidenti Alfred Moisiu gjatë prezantimit në Elbasan të vëllimit të tij autobiografik, “Midis Nanos e Berishës”, u shpreh se, politika post komuniste dhe politikanët shqiptarë të periudhës së demokracisë nuk janë ata që kërkon dhe meriton vendi ynë.
Moisiu ripërsëriti edhe njëherë mesazhet e dhena prej tij në kohen kur ishte president.
“Ndryshimi i pushtetit nuk është ndryshimi i shtetit. Shteti është shtet, ka institucione. Votimet ndryshojnë pushtetin ikën një qeveri dhe vjen një qeveri dhe ajo ka ato kompetenca që ka, ka ato detyra që i takojnë. Qytetari shqiptar duhet të shprehë mendimin e tij, mendimin e tij kur ka ditën e votimit”, tha Moisiu.
Ndërsa ish-presidenti Meidani e ka cilësuar pasardhësin e tij, si një garant të mbrojtjes së Kushtetutës dhe presidentin më kurajoz në luftën për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese në Shqipëri.
Top Channel