Lezhë, gjendet trupi i 10 vjecarit të mbytur

11/04/2010 14:35

Polumbarët në qytetin e Lezhës kanë arritur të gjejnë trupin e 10 vjecarit të mbytur pak ditë më parë në lumin Drin.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trupi i Zef Markut u gjet pranë vendit ku mendohej se ai ishte mbytur.

10 vjecari u mbyt ditën e premte pasi u fut në ujë për të kapur topin me të cilin po luante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA