Bujqit kosovarë, të pakënaqur nga investimet e qeverisë, protestuan dje duke mbajtur të ndezur traktorët e tyre në mes të rrugës.

Mes 12 kërkesave të tyre, të paraqitura përmes pankartave, është ndarja 10 përqind e buxhetit të Kosovës për bujqësinë.

“Kërkojm që t’i kushtohet vëmendje kulturës bujqësore, ashtu sic bëhet në të gjitha vendet e rajonit dhe botës”, ka deklaruar një prej protestuesve.

Në mbështetje të bujqve u rreshtua edhe lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili fajësoi qeverinë për këtë situatë.

“Në Kosovë duhet të ndryshohet mentaliteti i shtetit, i cili nuk duhet të favorizojë mallrat e huaja, por prodhimin vendas”, ka deklaruar Kurti. Bujqit paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse qeveria s’merr masa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA