Kirgizistan, 80 të vdekurit nga protestat

11/04/2010 10:20

81 të vdekur është bilanci zyrtar i viktimave të protestave të dhunshme të regjistruara ditët e fundit në Kirgizistan.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Bishkek, sipas të cilës numri i të plagosurve është 1651.

Burimet shtojnë më tej se 581 persona të tjerë ndodhen të shtruar në spital.

Në Kirgizistan pushteti ndodhet aktualisht në duart e opozitës, pas rrëzimit të presidentit Bakyiev, i cili jeton i fshehur në jug të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA