Kirgistan, SHBA “braktisin” bazën

11/04/2010 14:55

Rritja e tensioneve në Kirgizistan ka bërë që Shtetet e Bashkuara të ndryshojë rrugën e furnizimeve për trupat në Afganistan.

Kështu, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trafiku është spostuar nga baza në afërsi të Bishkekut në Kuvajt.

Ndërkohë, qytetarët kanë mbajtur ditën e dytë të zisë për viktimat e protestave të përgjakshme, që regjistruan rreth 80 të vdekur.

Aktualisht pushteti në Kirgizistan është në duart e opozitës, e cila ka ngritur një qeveri teknike, ndërkohë që presidenti i rrëzuar Bakiyev ndodhet i fshehur në jug të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA