Kaczynski, trupi do riatdhesohet gjatë paradites

11/04/2010 08:55

Do të riatdhesohet gjatë paradites së sotme, rreth orës 14, trupi i presidentit polak Lech Kaczynski, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një incident ajror.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat polake, të cilat nuk japin shumë detaje mbi varrimin e presidentit.

Trupi i pajetë i Lech Kaczynski u identifikua nga i vëllai Jaroslaw, ndërkohë që në nder të tij mijëra qytetarë polakë janë mbledhur para selisë së presidencës polake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA