Kaczynski, avioni asnjë problem teknik

11/04/2010 14:05

Polonia është ndalur për dy minuta për t’i bërë homazh presidentit të ndjerë Lech Kaczynski dhe 96 viktimave të tjera të incidentit ajror në Smolensk të Rusisë.

Ndërkohë, nga kontrollet paraprake mbi kutitë e zeza të gjetura në vendin e ngjarjes, rezulton se incidenti nuk ka lidhje me probleme teknike.

Sipas raportimit të kryeministrit Vladimir Putin, kryetar i komisionit hetimor, piloti ishte informuar mbi kushtet e motit dhe megjithatë vendosi të ulej. Për momentin pista më e besueshme është ajo e një gabimi njerëzor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA