Grindet me burrin, 38-vjeçarja pret damarët

11/04/2010 09:10

Debaton më bashkëshortin, tenton të vrasë veten, duke prerë damarët me thikën e bukës.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në qytetin e Vlorës, kur 38-vjeçarja me inicialet A. C., banore e lagjes “28 Nëntori”, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë damarët e duarve.

Gruaja është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, ku ende ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Sipas policisë, 38-vjeçarja ka tentuar vetëvrasjen në kushtet e tronditjes psikike, pas një debati me bashkëshortin, me të cilin kishte rreth tetë muaj që ishte martuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA