
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një telegram urimi dhe falënderimi nga Shenjtëria e Tij, Dalai Lama i XIV.
Me rastin e dy-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ishte organizuar një garë kombëtare e vizatimeve në të gjitha shkollat e Kosovës, dhe vizatimet më të mira janë përzgjedhur dhe u janë dërguar liderëvë dhe personaliteteve më të rëndësishme në mbarë botën. Dala Lama ishte njëri prej tyre.
Në letrën e tij drejtuar kryeministrit Thaçi, ndër të tjera thuhet, “I kam ndjekur zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan me interes, por edhe shpresë. Jam i gëzuar që situata atje tani është përmirësuar, edhe me arritjen e pavarësisë së Kosovës pas përkujdesjes së OKB-së. Tani duket se rajoni është vërtetë më i qetë dhe më paqësor.”
Duke kujtuar se sapo ka kaluar 51-vjetori i kryengritjes paqësore të popullit të Tibetit, Dalai Lama i ka dhënë Kryeministrit Thaçi edhe kopjen e deklaratës së publikuar me këtë rast.
Top Channel