Vdekja e Kazinskit, Berisha mesazh homologut polak

10/04/2010 13:05

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Polonisë, zotit Donald Tusk për humbjen tragjike të presidentit Leh Kazinski në aksidentin ajror të mëngjesit të sotëm.

“Lajmi i vdekjes së Presidentit Kazinski, bashkëshortes së tij, drejtuesve të lartë e zyrtarëve të tjerë të shtetit polak është një lajm shokues jo vetëm për popullin mik polak, por edhe për çdo shqiptar dhe për të gjithë miqtë e Polonisë në botë.Me vdekjen e tij, Polonia humbi një nga personalitetet e saj më të shquara dhe të respektuara, por edhe Bashkimi Evropian humbi një nga liderët më të rëndësishëm të vendeve anëtare”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Në këtë ditë pikëllimi për popullin polak, kryeministri Berisha lutet që shpirtrat e viktimave të  gjejnë paqen e merituar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA