Spanja, “Ok” ekstradimeve në Argjentinë

10/04/2010 02:00

Qeveria spanjolle ratifikoi marrëveshjen e cila i hap udhë drejtësisë vendase të ekstradojë drejt Argjentinës pilotin Alberto Poch.

Poch akuzohet për pjesëmarrje në fluturimet e vdekjes gjatë viteve të diktaturës ushtarake, nga 1976 deri ne 1983, ku kundërshtarët e regjimit hipeshin në avione për t’u hedhur më pas me forcë nga distanca të larta, ç’ka sillte vdekjen e tyre.

Vendimi për ekstradimin e Poch u mor gjatë mbledhjes se qeverisë Zapatero.

Poch, 57 vjeç, i kombesisë argjentinase dhe holandeze u arrestua në Madrid më 22 shtator të 2009-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA