Somali, Al Kaeda bllokon BBC-në

10/04/2010 01:05

Një grup ekstremist islamik i lidhur ngushtë me organizatën terroristë Al Kaeda, ka bllokuar transmetimet e stacionit televiziv anglez BBC në Somali.

“Duke nisur që nga dita e sotme të gjitha stacionet FM të BBC-së në territoret e kontrolluara nga Al Shebaab do të bllokohen për propagandë filo-kristiane”, thuhet në një njoftim shpërndarë më e-mail prej Al Shebaab, “filial” i Al Kaedas në Somali.

Shebaab kontrollon pjesën qëndrore dhe jugore të Somalisë, si dhe dyshohen si të lidhur ngushtë me piraterinë detare në Oqeanin Indian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA