Shtohen njerëzit e varur nga alkooli

10/04/2010 15:30

Mbi 3 mijë persona, mes tyre meshkuj dhe femra, jane detyruar te trokasin ne deren e pavionit të Toksikologjise ne Tirane, për shkak të problemeve të medha shendetesore si pasojë e konsumit për një kohë të gjatë të pijeve alkoolike.

Mjeku Zihni Sulaj tregon se droga vret por edhe alkooli ka të njëjtën rrezikshmëri. Një pjesë e këtij kontigjenti, jeta e së cilëve varet vetëm nga shishet e alkoolit nuk janë më shumë se 35 vjec dhe 12 % e tyre jane femra. Demet jane të mëdha dhe në spital nuk ka ilace per ta.

Të alkoolizuarit kanë probleme të medha fizike por edhe psikologjike.Arsyet qe nje person e gjen zgjdhjen e problemeve tek alkooli jane te shumta.Nder to mund te permendim mungesa e nje vendi pune, varferia, mjedisi shoqeror, por edhe arsyet krejt individuale. Specialistet kane verejtur se numri i personave te alkoolizuar eshte shume i larte ne vende si Kukesi, Puka, Bulqiza dhe Burreli, dhe ne Tirane vjen kryesisht si nje problem i mbartur nga keto qytete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA