Shkodër, rrëmbehet taksisti

10/04/2010 14:30

Nje taksist eshte grabitur dhe pasi i eshte marre automjeti eshte qelluar me arme zjarri. Ngjarja mbremjen e te premtes ne Malesi te Madhe.

Sipas policise autoret i kane kerkuar taksistit Esat Pepa t’i dergonte nga qyteti ne nje fshat, por gjate rruges, ata i kane kerkuar te zbrese nga makina dhe t’u jape celesat. Pasi ka bere rezistence ata e kane qelluar me plumb ne qafe dhe e kane hedhur ne rruge si te vdekur.

Disa kalimtare i kane ardhur në ndihme taksistit, duke e derguar ne spital, gje e cila i ka shpetuar edhe jeten. Policia u hodh ne operacion gjate gjithe nates dhe ka ndaluar dy prej autoreve, te cilet jane dy adoleshente 17-vjecare ndersa kerkohet ende nje i trete, 21 vjec. Per t’i shpetuar arrestimit ata i kishin vene flaken makines dhe pikerisht tymi i djegies ka bere qe policia te zbuloje edhe gjurmet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA