Shërbimi në cerdhe e kopshte

10/04/2010 20:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka zgjedhur cerdhen nr. 8 në Tiranë për të bashkëbiseduar me prindërit dhe edukatoret që i kushtojnë cdo ditë një pjese të madhe të kohës edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve që i përkasin moshes 0-3 vjec.

“Me transformimin e infrastrukturës, me rindërtimin e shumë çerdheve e kopshteve, doli si domosdoshmëri përmirësimi i cilësisë së shërbimit, duke filluar që nga cilësia e ushqimit, trajtimi i fëmijëve, qoftë nga ekipi edukator, qoftë edhe nëpërmjet futjes së mjekut psikolog, si një element i ri dhe i domosdoshëm, ashtu siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar. Është kënaqësi që ne sot të kemi përpara një anketë e cila tregon se 96% prindërve që sjellin fëmijët në çerdhe janë të kënaqur me ushqimin e tyre”, tha Rama.

Kopshtet dhe cerdhet në Tiranë frekuentohen nga 6800 femijë, të cilët kanë një trajtim cilësor përsa i përket edukimit por edhe ushqimit. Rama ka treguar se gjatë këtij viti do të përfundojë ndërtimi i 14 çerdheve dhe kopshteve dhe do të ndërtohen 4 ndërtesa të reja.Gjate 2011 është parashikuar ndërtimi i 23 objekteve të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA