Rusi, rrëzohet avioni i presidentit polak

10/04/2010 09:40

Rrëzohet avioni në të cilin udhëtonte presidenti polak Lech Kaczynski.

Aksidenti ka ndodhur gjatë uljes në aeroportin e Smolenskut, në Rusi.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe fati i kreut të shtetit.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Itar Tass”, viktimat e aksidentit janë të paktën 87.

Presidenti polak ishte duke u ulur në Smolensk për të shkuar më pas në Katyan për t’i bërë homazh 22 mijë viktimave të masakrës së urdhëruar nga Stalini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA