
Presidenti polak Leh Kazinski ka humbur jetën gjatë një aksidenti ajror në aeroportin e Smolenskut, në Rusi. Lajmi është konfirmuar nga ministri rus i Punëve të Jashtme.
Mes viktimave është bashkëshortja e presidentit, zëvendësministri i Jashtëm polak, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe guvernatori i Bankës Qendrore.
Aksidenti ka ndodhur gjatë fazës së uljes në aeroport.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Itar Tass”, bëhet fjalë për 132 të vdekur.
Avioni dyshohet të jetë përplasur me pemët përpara se të binte në tokë, ndërsa zona ishte mbuluar nga një mjegull e dendur.
Presidenti polak ishte duke u ulur në Smolensk për të shkuar më pas në Katyan për t’i bërë homazh 22 mijë viktimave të masakrës së urdhëruar nga Stalini 70 vjet më parë.
Top Channel