Rama, mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kazinskit

10/04/2010 13:55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpreh ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të jetës së presidentit polak Leh Kazinski në një aksident ajror.

Në një mesazh, Rama shpreh hidhërimin e thellë për lajmin për vdekjen e Kazinskit dhe të personaliteteve që e shoqëronin.

“Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczynski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA