Poloni, ekstradohet heqësi i parrullave të Auschwitz-it

10/04/2010 04:50

Autoritetet e drejtësisë polake kanë marrë nën dorëzim një person të dyshuar si përgjegjës i heqjes së shkrimit “Arbeit macht frei”, nga kampi i Auschwitz-it.

Bëhet fjalë për një 35 vjeçar suedez i cili akuzohet për heqjen e shkrimit përkujtimor për nder të viktimave të kampit më famëkeq të Luftës së II-të Botërore, pikërisht në ditën e përvjetorit të tij.

Shtetasi suedez do t’i dorëzohet një gjykatë në qytetin e Krakovisë, e cila është përgjegjëse për rastin në fjalë. Seanca e parë gjyqësore ndaj të ngarkuarit pritet të mbahet ditën e hënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA