Polakët vajtojnë Kazinskin para presidencës

10/04/2010 20:45

Mijëra polakë janë mbledhur përpara godinës së presidencës në kryeqytetin e vendit, Varshavë, për të vajtuar humbjen e kreut të shtetit dhe disa prej zyrtarëve më të lartë të Polonisë.

Vdekja e Kazinskit, bashkë me atë të disa prej anëtarëve të partisë së themeluar prej tij dhe të vëllait, Jarosllav, “Ligj dhe drejtësi”, që udhëtonin me presidentin, ndryshon menjehërë peisazhin e politikës polake.

Kjo parti mbetet tashme pa nje kandidat te qarte per zgjedhjet presidenciale qe ishte paracaktuar te mbaheshin ne tetor, por tani u vendos te zhvillohen pas dy muajsh, sic e dikton kushtetuta e vendit.

“Aksidenti ajror qe nje goditje e rende per opoziten polake dhe do te kete impakt dramatik mbi jeten politike te vendit”, thote Reuters. Kryetari i dhomes se ulet te parlamentit polak, Bronisllav Komorovski, eshte caktuar te sherbeje si president i komanduar.

Ai eshte njekohesisht kandidat i partise se kryeministrit Donald Tusk, “Platfmorma qytetare” per zgjedhjet presidenciale. Komorovski e shpalli te shtunen dite zije kombetare e tha se polonia, ishte e bashkuar perballe katastrofes.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA