Pedofilia, kryepeshkopi britanik mbuloi abuzimet

10/04/2010 09:00

Kreu i Kishës katolike të Anglisë dhe Gallesit, Arkipeshkëvi i Westminster, Vincent Nichols, ka lejuar që një prift pedofil të vazhdonte të abuzonte me fëmijët edhe pse organizmi i kontrolluar nga ai, kishte marrë sinjalizime të ndryshme nga ana e viktimave.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike “Times” që shpjegon se si në fund prifti është dënuar me tetë vite burg.

Nichols ka udhëhequr nga 2001-shi në 2008-ën një institucion katolik në ndihmë të të miturve, “Catholic Office for the Protection of Children and Vulnerable Adults”, pikërisht kur një prift pedofil, David Pearce, ka qënë objekt hetimesh nga ana e Kishës dhe policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA