Përleshje në Bangkok, dhjetra të plagosur

10/04/2010 14:05

Policia tajlandeze ka qëlluar me armë zjarri kundër manifestuesve që prej tetë ditësh kanë zënë qendrën e Bankokut.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për plumba të vërtetë apo prej gome.

Sipas një fotografi, përballja është bërë pranë urës së Phan Fah në afërsi të selisë qëndrore të OKB-së.

Ka rreth 4 mijë demonstrues në vend.

Më shumë se 90 persona, mes të cilëve ushtarë, policë dhe manifestues, kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA