Opozita proteston edhe tek “Vasil Shanto”

10/04/2010 20:55

Protestat e opozitës po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin.

Rreth orës 18:00, banorët e njësisë 6 dhe 7 në kryeqytet kanë organizuar një tjetër protestë, me kërkesa të lidhura me krizën ekonomike që ka përfshirë tashmë në masë familjet shqiptare. Banorët protestues janë mbështetur dhe nga deputetet e Partisë Socialiste, Besnik Baraj, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni.

Ata kanë ngritur shqetësime për koston e lartë të jetesës, rritjen e faturave të dritave dhe ujit, si dhe rritjen e përditshme dhe të papërballueshme të çmimeve. Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta rrugën me thirrjet “Berisha, mjaft na gënjeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA