Miratohet buxheti i Durrësit

10/04/2010 15:55

Keshilli Bashkiak i Duresit ka miratuar me disa ndryshime projekt buxhetin e bashkise per qytetin bregdetar. Kreu i keshilltareve demokrate Seit Kertusha ka kerkuar perfshirjen ne buxhet te 13,1 milion lekeve te miratuara dhjetorin e kaluar per prishjen e kateve te siperme qe jane pa leje te pallatit 22-katesh qe ngrihet prane hyrjes se portit.

Ne projektbuxhetin e paraqitur nga administrata bashkiake ky fond nuk ishte pasqyruar. Njekohesisht te djathtet kerkuan reduktimin e fondeve ne sherbimet operacionale, subvencionim te transportit publik dhe ne zerin turizem per t’i kaluar fondet ne sektorin e arsimit dhe infrastrukturen rrugore dhe konkretisht ne nje rruge te plazhit te Durresit, te ish-frigoriferi. Keshilltaret e te dy kraheve kane vleresuar se infrastruktura arsimore duhet te marre me shume vemendje.

Qyteti bregdetar ka rritur ndjeshem numrin e popullsise nder vite, megjithate ka te njejtin numer objektesh shkollore ne arsimin parauniversitar qe nuk i pergjigjet nevojave. Duke qene me keshilltare ne minorance, kryebashkiaku Vangjush Dako ka pranuar ndryshimet e kerkuara nga te djathtet dhe me pas eshte kaluar ne votim per miratimin ne parim te buxhetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA