Meksikë, sondazhi: Po bandave të narkotrafikut

10/04/2010 02:45

Nga një sondazh i zhvilluar në Meksikë, rezulton se pjesa më e madhe e meksikanëve janë të gatshëm të mbyllin njërin sy përballë narkotrafikantëve, me kusht që këta të fundit të heqin dorë nga dhuna në vend.

Sipas anketimit të kryer prej agjencisë “Planimetria”, 49 përqind e meksikanëve u shprehen pro lejimit të aktivitetit për trafikantët nëse këta heqin dorë nga vrasjet dhe hakmarrjet ndaj familjarëve të forcave të rendit. Rreth 42 përqind e pjësemarrësve në sondazh u shprehën për një luftë më të fortë ndaj narkotrafikantëve, ndërsa pjesa tjetër nuk u prononcua.

Krimet ndaj civilëve dhe perplasjet mes bandave rivale janë problemi kryesor i sigurisë në Meksikë. Në një raport të fundit nxjerrë prej autoriteteve numëroheshin mbi 14 mijë viktima, pjesa më e madhe e tyre banorë të zonave veriore të vendit, në kufirin me Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA