Kush ishte Kazinski?

10/04/2010 15:20

Presidenti Lech Kazinski ka qënë një figurë e debatueshme në skenën ndërkombëtare për qëndrimet e tij të djathta për shumë çështje, që apeluan tek polakët tradicionalë.

Gjatë të gjithë karrierës së tij politike, ai nuk pati frikë të apelonte tek ndjenjat populiste.

Në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Varshavës, ai ndaloi dy herë zhvillimin e një parade homoseksualësh dhe foli në mbështetje të rikthimit të dënimit kapital.

Leh Kazinski ka qënë në postin e presidentit që prej vitit 2005.Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.

Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslav Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohen edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolik si shumë njerëz në Poloni.

Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Polonia kishte dy vëllezërit binjakë në drejtimin e vendit, Leh ishte president, kurse Jaroslav kryeministër.

Por që prej vitit 2007, presidenti Kazinski ka punuar me Donald Tusk të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale.

Zoti Kazinski ka qënë një kritik i reformave liberale ekonomike të kryeministrit Tusk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA