Klinton: Kuba nuk dëshiron normalizim marrëdheniesh

10/04/2010 03:15

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton deklaroi nga Nju Jorku se është vetë Kuba që mbyell dyert, për të mos lejuar normalizimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës.

“Personalisht mendoj që vëllezërit Kastro nuk dëshirojnë fundin e embargos dhe normalizimin e marrëdhënieve, sepse nuk do të kishin justifikime për atë çfarë ka ndodhur në Kubë 50 vitet e fundit”, deklaroi Klinton.

Marrëdheniet mes dy vendeve qysh prej revolucionit kanë qënë të tensionuara. Me ardhjen në pushtet të vëllait të Fidel Kastros, Raul, Uashingtoni shpresonte në një ndryshim kursi të vendit komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA