Kina, deficiti i parë tregtar në 6 vite

10/04/2010 08:30

Deficiti i parë tregtar për Kinën që prej prillit të 2004-ës.

Në mars, sipas agjencisë së lajmeve “Kina e re”, eksportet kineze kanë arritur 112.1 miliardë dollarë, që korrespondon me nje rritje me 24.3 përqind në krahasim me atë të të njëjtit muaj të 2009-ës, ndërsa importet, gjithnjë në mars, janë rritur me 66 përqind, ose 119.3 miliardë dollarë, më një deficit 7.2 miliardë dollarësh.

Shtetet e Bashkuara ndërkohë vazhdojnë të bëjnë presion mbi Pekinin që të rivlerësojë monedhën e vetë, juanin, nënvlerësimi i të cilës, sipas Uashingtonit dhe FMN-së, favorizon artificialisht eksportimet kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA