Humb vendin e punës, bëhet grabitës

10/04/2010 08:15

I pushuar nga puna dhe nën presionin e një borxhi, një 47 vjecar në Itali është arrestuar nga karabinierët e Torinos për kryerjen e dhjetë vjedhjeve brenda 24 orëve.

Autori kërcënonte më anë të një thikë personat që shikonte në rrugë duke u kërkuar portofolin.

“Humba vendin e punës, nuk kisha zgjidhje tjetër”, është shprehur ai i pyetur nga karabinierët.

Ai akuzuar për grabitje të vazhdueshme me armë, tani gjendet pas hekurave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA