Fier, dhunohet përfaqësuesi i PS-së

10/04/2010 19:55

Debati pas protestës së socialistëve në fshatin Fratar të Fierit ka përfunduar në një dhunim fizik të një funksionari lokal të Partisë Socialiste.

Pajtim Islami, sekretar organizativ i Partisë Socialiste në Mallakastër është rrahur mesditën e së shtunës nga dy persona. Ai ka akuzuar dhe paditur Besnik Muratin, kryetari i Partisë Demokratike në fshatin Kute dhe Gentian Dervishin, nenkryetar i LSI-së për rrethin e Mallakastrës.

Menjëhere pas kësaj ngjarje, sekretari i PS-së ka bere denoncim ne ngarkim te ketyre dy shtetasve, ne Komisariatin e Policise se Mallakastres. Ndaj ngjarjes në fjalë ka reaguar edhe deputeti socialist, Pirro Lutaj.

“Eshte kercenuar dhe me pas goditur nga dy banore te kesaj zone te nxitur nga kryetarja e komunes ne Fratan. Pasi deshtuan te trembin banoret me nderprerjen e pensioneve, sot kaluan ne dhune. Ketu behet fjale per nje fushate dhune e kercenismesh nga partia e Sali Berishes.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA