Bllokimi i fondeve të BB shkakton protesta

10/04/2010 20:15

Shoqata për autonominë vendore, protestoi sot për bllokimin e fondeve të dhëna nga Banka Botërore për projekte në infrastrukture në 10 bashki të vendit.

8 prej këtyre 10 bashkive drejtohen nga socialistët. Shoqata për autonominë vendore, që mbron interesat e bashkive të administruara nga e majta, e cilësoi këtë bllokim fondesh si një përpjekje të qeverisë për të frenuar zhvillimin ekonomiko-shoqëror në nivel vendor.

Pak ditë më parë përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri kishte sqaruar pozicionin e Bankës Botërore në lidhje me konfliktin e fundit mes qeverisë dhe bashkive të majta. Sipas Nuamah, ka pasur vonesa në përgatitjen e projekteve në Ministrinë e Brendshme.

Në raste të tilla problematike, banka i rekomandon Qeverisë të anulojë financimet e paperdorura. Në rastin konkret, tha zonja Nuamah, ishte e qartë se këto fonde nuk do të mund të shfrytëzoheshin deri në datën e mbylljes së projektit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA