Bënte zhurmë, rrihet për vdekje nga fqinjët

10/04/2010 12:45

Rrihet barbarisht nga dy fqinjët të cilët ishin të acaruar nga zhurma e një motosharre. Një pensionist në Itali ka humbur jetën në spitalin e Brindizit ku kishte mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mario Nania, 60 vjec, të premten në mëngjes po priste disa degë të një peme në tokën e tij në Oria, kur është sulmuar pas një diskutimi të zjarrtë me dy fqinjët, babë e bir.

Një prej agresorëve është arrestuar, ndërsa djali është arratisur dhe tani është në kërkim nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA