Angli, kreu i kishës në dijeni të abuzimeve

10/04/2010 17:00

Kreu i Kishës katolike të Anglisë dhe Uellsit, arkipeshkvi i Westminster-it, Vincent Nichols, ka lejuar një prift të abuzojë seksualisht me fëmijët, pavarësisht paralajmërimeve që kishte marrë në lidhje me këtë fenomen.

Episodin e ri të historisë së gjatë të abuzimeve e bën të ditur gazeta “Times”, që shpjegon se si në fund gjykata e dënoi priftin me 8 vjet heqje lirie. Prifti i hetuar është David Pearce, ndërsa në vitin 2006, gjykata vendosi dëmshpërblimin e një prëj viktimave të tij.

Arrestimi i Pearce u bë në vitin 2008 në “Ealing Abbey” të Londrës ku ndodhet edhe kisha në të cilën zhvillonte aktivitetin prifti pedofil. 68 vjecari ka qënë drejtor i shkollës prestigjoze “St. Benedict’s School” dhe gjatë 35 viteve ai mendohet të ketë abuzuar seksualisht me disa fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA